Kur flitet për Kim Jong-Un, padyshim i referohemi njërit prej diktatorëve më të egër të planetit në një vend, si Korea e Veriut, që mbetet ende e izoluar nga bota përreth.
Për këtë arsye, ka bërë për të diskutuar zbulimi i rrëfyer në një libër të ri të shkruar mbi liderin korean, se një nga modelet kujt i përpiqet t’i ngjajë është ish-presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy.

Duket vërtet absurde që një nga simbolet e demokracisë perëndimore të ndiqet dhe admirohet nga përfaqësuesi më i njohur i mohimit të drejtave të njeriut. Por ndoshta Kim, më shumë se nga ana politike, sheh tek JFK më shumë një stil jetese që do të donte të imitonte, në limitet e mundësive.
Edhe bashkëshortja e tij e heshtur, Ri Sol-Ju, mundohet t’i ngjajë sa më shumë “mitit” Jackie Kennedy, edhe pse paralelizmi me të deri më tani mund të shihet pothuajse vetëm në veshjet që e kujtojnë.

Por në fakt, arsyeja që ka ngritur rolin e bashkëshortes kohët e fundit mund të shihet si një sinjal i shqetësimit të diktatorit 36-vjeçar mbi trashëgiminë e pushtetit në Penian.
Edhe pse zërat e një gjendje shëndetësore të rëndë të Kim Jong-Il janë mohuar edhe nga Seuli rival, sërish gjendja e tij mendohet se nuk është aspak e mirë.
Në rast ekstrem, pushteti në Korenë e Veriut mendohet se do t’ i kalonte motrës Kim Yo-Jong, por një rritje e rolit social të bashkëshortes, ish-pjesëtare i një grupi muzikor, mund të tregojë se lideri komunist mendon se ajo mund të mbajë pushtetin deri sa një prej dy fëmijëve që çifti mendohet se ka, të ripërtërijë traditën e filluar nga stërgjyshi Kim Il-Sung në vitet ’50 të shekullit të kaluar.
Ndërkohë, Korea e Veriut po kalon në heshtje edhe pandeminë e koronavirusit. Zyrtarisht për pandeminë nuk flitet, dhe nuk raportohen raste, aq më shumë viktima. Por sipas burimeve të brendshme, virusi është përhapur dhe regjimi po punon në sekret për ta kufizuar përhapjen.
Fotografi të javëve të fundit tregojnë ndërtimin e një spitali të ri me forca vullnetare në kryeqytet, dhe ky është një sinjal i qartë. (A2 Televizion)