All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Korriku 2023, muaji më i nxehtë në histori, Guterres: Jemi në epokën e "vlimit" global

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 16:45 | Bota
Korriku 2023, muaji më i nxehtë në histori, Guterres: Jemi
All - Paragraf - 1

“Epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe tashmë jemi futur në epokën e vlimit global.” Është ky paralajmërimi që ka bërë ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Korriku i këtij viti ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjë herë në të gjithë planetin sipas Antonio Guterres.

All - Paragraf - 3

"Nuk kemi nevojë të presim deri në fund të muajit për ta zbuluar. Nëse nuk do të ketë një mini-epokë akullnajash në ditët në vijim, korriku i vitit 2023 do të thyejë të gjitha rekordet", u tha Antonio Guterres gazetarëve në Nju Jork.

"Klima ka ndryshuar... Dhe ky është vetëm fillimi. Epoka e ngrohjes globale ka mbaruar, tani është koha për epokën e vlimit global," shtoi ai.

"Për pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut, Azisë, Afrikës dhe Evropës, kjo verë është mizore. Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi".

All - Paragraf - 6

Dhe "për shkencëtarët, është e qartë: njerëzit janë përgjegjës", këmbënguli ai, duke vënë në dukje se e vetmja surprizë është shpejtësia e ndryshimit.

“Pasojat janë të qarta dhe tragjike: fëmijët që i marrin ujërat e shirave, familjet që u largohen flakëve, punonjësve që u bie të fikët në vapën përvëluese.”

Përballë kësaj situate katastrofike, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përsëriti thirrjet për veprim radikal dhe urgjent, duke kthyer edhe një herë gishtin nga sektori i karburanteve fosile. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/27/ndryshimet-klimatike-ndonese-ndot-me-pak-shqiperia-do-te-vuaje-me-shume-nga-ngrohja-globale/
https://a2news.com/2023/07/19/zv-presidenti-i-bb-tregon-per-a2-cnn-mbeshtetjen-qe-do-te-marre-shqiperia-per-te-perballuar-sfidat-e-te-ardhmes/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos