Korriku “gjallëron” Covid, rriten me 15 herë infektimet, 18-fish më shumë vdekje se vjet

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 16:45 | Aktualitet
Korriku “gjallëron” Covid, rriten me 15 herë infektimet,

Korriku ka rritur me 15 herë infektimet nga Covid-19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nga fillimi i muajit janë shënuar gati 16 mijë raste të reja me koronavirus nga pak më shumë se 1 mijë muajin e shkuar e 1 mijë e 600 në korrikun e 2021-shit.

Kjo ka bërë që numri rasteve aktive të rritet 13 herë më shumë se muajin e shkuar dhe gati 60 herë krahasuar me korrikun e vitit të shkuar.

Rritje me 5 herë ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spitale krahasuar me një muaj më parë dhe 7 herë në raport me qershorin 2021.

Fatalitetet, kryesish sipas varianteve të reja të Omicron janë 18-fish më të larta. E teksa infektimet, shtrimet në spital e vdekjet si pasojë e Covid-19 kanë pësuar rritje të ndjeshme, e njëjta nuk mund të thuhet për vaksinimet.

Sipas të dhënave nga “shëndetësia” deri më tani janë vaksinuar me dozë të parë rreth 47 për qind e popullsisë, me të dyta gati 45 për qind dhe me të treta 11,91 përqind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos