Travel Fest Film, 128 produksione filmike nga 42 vende të botës në kinematë e Tiranës

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 12:49 | Aktualitet
Travel Fest Film, 128 produksione filmike nga 42 vende të botës

Tirana do të mirëpresë këtë javë 128 produksione filmike nga 42 vende të botës. Dhe kryefjala do të jetë natyra, mjedisi dhe ekologjia, bota nënujore, sportet ekstreme dhe aventurat, vendet historike, trashëgimia, ekspeditat dhe kulinaria.

Takimi drejt pamjeve fantastike të destinacioneve të ndryshme në botë është në ekranet e mëdha të instaluara në kryeqytet.

4 kinema si ato verore në Amfiteatri i liqenit apo te Parku Rinia, por po ashtu edhe kinematë e mbyllura në Kinema Millenium apo qendrën TEN e presin publikun këtë javë pa asnjë kosto.

 “U bëmë pjesë e këtij projekti sepse ne përmes artit mund të përcjellim mesazhe të jashtëzakonshme. Është koha të shqetësohemi vërtet për mjedisin. Imagjinoni temperaturat e këtyre ditëve, që janë një sinjal, një mesazh tjetër për ne”, u shpreh Hubert Perr, shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së.

128 filma të mrekullueshëm përzgjedhur mes një morie produksionesh që konkurruan, kanë pikërisht këtë mesazh.

Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni speciale në ditën e fundit të Festivalit dhe mund të regjistrohen për një udhëtim 3-ditor në destinacionet më të bukura që ofron Shqipëria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos