Historia e Kosovës nuk nis më 17 shkurt 2008. Kjo datë është vetëm kurorëzim i gjakut të derdhur, vajtjeve dhe sakrificave në dekada e shekuj duke kërkuar liri e bashkim të trojeve shqiptare. 17 shkurti është dita, që bota, u njoh me shtetin e Kosovës të lirë e të pavarur, shtetit më të ri të Ballkanit. Përpara se të kthehemi pas në vitet e lavdishme, kur Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte për liri, si e shohin historianët rrugëtimin 15-vjeçar të shtetit të pavarur pse hovi i njohjes ndërkombëtare nuk është më ai i pari. Për t’u kthyer pak në kohë studiues e historianë, i bëjnë njësoj jehonë luftës për pavarësi, luftën së palodhur drejt 17 shkurtit, ndërsa gjenocidi serb mori kaq shumë jetë njerëzore, luftëtarë e civilë, mbi 1 mijë e 600 prej tyre të pagjetur edhe sot. Si u ngjiz ideja e pavarësisë? Kush e artikuloi më së pari? Cilat janë momentet dhe personazhet kyçe, ata që përcaktuan Kosovën e lirë e të pavarur e që kujtohen e nderohen, jo vetëm më 17 shkurt. (A2 Televizion)
Kosova 15 vjet shtet, histori çlirimi dhe pavarësie
