Kosova feston pavarësinë me aktivitete e homazhe

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 12:42 | Kosova
Kosova feston pavarësinë me aktivitete e homazhe

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Kosovës në ndërtesën e qeverisë, i dha nismë aktiviteteve shtetërore me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë. Të pranishëm, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Kosovës, e gjithashtu komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama.

Krerët e shtetit zhvilluan më pas homazhe në kompleksin memorial në Prekaz si dhe në varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi. Në të parin homazh për Rugovën, Kurti vlerësoi angazhimin e tij politik për liri e pavarësi.

“Erdhëm sot në Prekaz, kryeqytet të kryengritjes dhe qëndresës së popullit tonë, për të kujtuar e nderuar familjen Jashari, 59 vetë të cilët luftuan u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet si epope e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti. “Është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë dhe duhet të vazhdojë të jetë dritë udhërrëfyese për brezat e ardhshëm”, u shpreh Osmani. Me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë obelisk i Newborn ka marrë një pamje të re, ku paraqitet simboli i përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Gjatë mbrëmjes, në katedralen Shën Nëna Terezë do të organizohet një pritje shtetërore nën kujdesin e Presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqës politikë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos