
Përfaqësuesja e Kosovës është duke shkëlqyer në futboll dhe e ardhmja e saj duket e sigurt. edhe grupmoshat janë duke marrë rezultate mjaft premtuese.
Të mërkurën, 17-vjeçarët e Kosovës arritën një rezultat historik në Holandë, duke barazuar me 1-1, kundër “Tulipanëve” të vegjël, të cilat janë kampionë në fuqi të Europës.
Vendasit kaluan në avantazh të parët, por u befasuan më pas me golin e Granit Hanës në minutën e 59 dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.
Ajo që bie në sy janë statistikat e këtij takimi, pasi kontrolli i topit në këtë ndeshje ishte 90% me 10%, ndërsa goditjet 21 me 1, ndërsa rezultati 1-1. (A2 Televizion)