
Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” dhe ka kërkuar ndihmën e KFOR dhe EULEX, për të ndaluar planin e Kurtit për të vijuar terrorin ndaj serbëve në komunat e veriut.
“Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejmë, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Listës Serbe.
Një ditë më parë, qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste, duke argumentuar se këto organizata qëndrojnë pas trazirave në veri të Kosovës dhe se ato paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë.
Për këtë vendim të qeverisë së Kosovës reagoi dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e cilësoi atë të pa konsultuar. (A2 Televizion)