KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 14:04 | Kosova
KE mbështet idenë për një konferencë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë (REL), Michel i bëri komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Bruksel.

"Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë - së bashku me disa shtete anëtare të BE-së", tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në.

"Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]", tha Michel.

"Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor", shtoi ai.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/rama-ne-bruksel-bashkesia-euroatlantike-te-udheheqe-nje-konference-pa-afat-kohor-serbi-kosove-deri-ne-nenshkrimin-e-marreveshjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos