Kosova voton të dielën, 5 kandidatë në garë për kryeministër, sot heshtje zgjedhore

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 10:51 | Kosova
Kosova voton të dielën, 5 kandidatë në garë për

Që në mesnatë, Kosova hyri në ditën e heshtjes zgjedhore. Partitë politike, të ndara në 4 koalicione, kanë 5 kandidatë për kryeministra, Ramush Haradinajn, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn.

https://a2news.com/2019/10/04/haradinaj-nuk-ndryshon-qendrimet-e-tij-taksa-ndaj-serbise-deri-ne-njohje/

Partitë mbajtën edhe takimet përmbyllëse duke bërë një përmbledhje të premtimeve dhe zotimeve. Sfidat për fituesin pas votës të së dielës janë të shumta që nga dialogu me Serbinë, çështja e liberalizimit të vizave në BE, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe ulja e papunësisë, e cila mes të rinjve shkon në 60%.

Të drejtën e votës e kanë 1 milion e 870 mijë qytetarë, mes të cilëve 118 mijë votojnë për herë të parë.

https://a2news.com/2019/10/03/limaj-dialogu-me-serbine-kosova-nuk-mund-te-refuzoje-tryezen-sa-here-eshte-ulur-ka-dale-e-fituar/

Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do ta vëzhgojnë 29 mijë vëzhgues nga ambasadat, organizma ndërkombëtare dhe OJQ vendore. Për mbrojtjen e votës janë angazhuar 100 prokurorë dhe manipulimi apo shitblerja e votës përbën vepër penale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/02/zgjedhjet-ne-kosove-osmani-tregon-avantazhet-e-saj-ja-cfare-duhet-te-ndryshoje/
https://a2news.com/2019/10/03/kurti-pas-fitores-se-vetevendosjes-do-ndryshojne-koordinatat-e-politikes-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos