“Kosova, zemra e Serbisë”, basketbollisti i Barcelonës i bashkohet thirrjeve nacionaliste të Djokoviç

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 11:39 | Ballkani

Pas tenistit Novak Djokoviç, të tjerë sportistë serbë me famë botërore i janë bashkuar thirrjeve e mesazheve nacionaliste sa i përket asaj që po ndodh prej disa ditësh tashmë në veri të Kosovës.

I fundit është basketbollisti serb i Barcelonës Nikola Mirotiç, i cili zgjodhi rrjetet sociale për të dhënë mbështetjen e tij ndaj bashkëkombasit të tij Djokoviç.

Mirotiç shpërndau foton e Djokoviç, ndërsa përbri la edhe një koment të shkurtër:

“Një është Novak Djokoviç. Gjithë të mirat, Nikola!”

Sipas mediave serbe, përveç Mirotiç, në lidhje me tensionet në veri të Kosovës kanë reaguar edhe sportistë të tjerë si: Milica Mandiç, Tina Krajišnik, Nemanja Nedoviç e të tjerë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/mesazhi-provokues-ne-french-open-momenti-kur-dy-te-rinj-vandalizojne-muralen-e-novak-djokovic-ne-rahovec/
https://a2news.com/2023/05/29/kosova-zemra-e-serbise-djokovic-jep-mesazhe-politike-ne-roland-garros/
https://a2news.com/2023/05/30/kosova-eshte-serbi-djokovic-si-djali-i-nje-babai-te-lindur-ne-kosove-kam-detyrime/

A2 CNN Livestream

Latest Videos