Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musloiu u përplas me ministrin e Bujqësisë Faton Peci këtë të martë, gjatë një diskutimi të ashpër në komisionin parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim. Musliu e quajtu “rrugaç” ministrin Peci dhe më pas i hodhi një gotë ujë, duke u larguar më pas nga salla.
Ky i fundit reagoi më pas për mediat, duke thënë se reagimi i deputetes erdhi për shkak se nuk të vjedhë më.
“Nuk ka hajni më edhe miqve të Ganes, nuk ka me vjedh më në ministri. Në daç gjuani më ujë, në daç më plumba, si keni gjuajtur më herët, por nuk ka bir nëne që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë që të luftojë krimin edhe korrupsionin”, deklaroi Peci. (A2 Televizion)