Presidentja i drejtohet Kuvendit, Osmani e quan Kosovën projekt amerikan dhe europian

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 14:24 | Kosova
Presidentja i drejtohet Kuvendit, Osmani e quan Kosovën projekt amerikan

Përballë deputetëve për adresimin vjetor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ky vit ishte shumë sfidues për shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë për shkak të pandemisë koronavirus. Fillimisht vlerësoi marrëdhëniet e mira me aleatët ndërkombëtar.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme Amerikane e Europiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pran nesh”, u shpreh Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Një kritikë pati dhe për marrëveshjen e Uashingtonit, ku Kosova pranoi të mos lobojë për njohje të reja për një vit. Kjo cenoi rendin kushtetues dhe të drejtën për konsolidimin ndërkombëtar dhe u fikën dritat e politikës së jashtme.

“Tani, këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa reshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”.

Një fjalimin e saj, drejtuar deputetëve, presidentja foli dhe për dialogun me Serbinë duke kërkuar që të përmbyllet me njohje reciproke.

“Serbia nuk e fsheh interesin për që ta destabilizojë rajonin, përfshirë edhe Kosovën. Këtë duhet ta heqim ndikimin ruso-serb. Nga gabimet duhet të mësojmë ne dhe miqtë tanë në BE. Dialogu nuk duhet të shndërrohet për ndarjet territoriale, dhe këto që kanë qenë të kaluarën nuk do ta lejojmë. Ide e shekullit të kaluar, që kanë për qëllim ndarjet etnike, nuk janë në të mirën e Kosovës e as të rajonit. Prandaj me atë se çfarë po ndodh në Bosnjë, andaj u ftojmë që t’i ndalojmë këto ide të shekullit të kaluar”.

Në fund, ajo kërkoi që të lihen mënjanë përçarjet. “Jemi tepër pak për të qenë të ndarë…” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos