
Duhet përafrim i qëndrimeve nga të dyja palët në dialogun Kosovë-Serbi, përndryshe nuk ka kuptim që të vijojë dialogu. Këtë mendim ndau në studion e “Absolut 4”Jeta Krasniqi nga Instituti për Demokraci i Kosovës, Jeta Krasniqi. Sipas saj Kurti në takimin e sotëm në Bruksel shpalosi qëndrimet e tij, ndërsa ajo pret që në takimin e radhës të mos humbet kohë.
“Takim me epilog të pritshëm. Kurti konceptin e tij rreth dialogut ai e ka bërë të qartë. Kurti do të shpaloste parimet e tij dhe mënyrën sesi ky proces do të ecte përpara. Nuk do të kishte mirëpritje nga pala serbe. Është e vështirë që të rifillosh çdo gjë nga fillimi, edhe BE e kishte te qartë që Kurti nuk do vazhdonte aty ku u la me Hotin për asosacionin, apo financimet, por shpalosi qëndrimin e tij. Ne presim që në takimin e radhës të mos humbet kohë dhe të ketë një angazhim të shtuar qoftë të BE e SHBA për të përafruar qëndrimet e palëve nuk ka dakordim të agjendës dhe do të ketë tentativa për përafrim të agjendës nëse nuk përafrojnë agjendën nuk ka kuptim të vijojë dialogu”.
Duke reaguar në lidhje me deklaratat e Nurellarit Krasniqi tha se nuk e shikon Kurtin të papërgatitur apo naiv, pasi ai e njeh procesin e dialogut që nga fillimi. Sipas saj nuk dihet statusi ligjor i marrëveshjeve të arritura më parë dhe Kurti synon një qasje të re.
“Unë nuk besoj që Kurti nuk është i papërgatitur se e njeh procesin e dialogut dhe ka qenë aktiv nga fillimi dhe ka qenë një lëvizje qytetare dhe kemi parë Kurtin që e ka thënë qartë se e vetmja zgjidhje është dialogu Kosovë-Serbi, pra nuk e shoh unë Kurtin si të papërgatitur. Nga ana tjetër nëse shohim procesin e mëparshëm vetëm në 2017 kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku nuk kishte përfshirje dhe ishte dhe korrigjimi i kufijve. Ishte momenti i vetëm që Vuçiç konsideronte njohjen në këmbim të territorit. Ne kemi parë një proces të copëzuar. Deri më sot marrëveshjet mbeten të pazbatueshme dhe gjerësisht të interpretueshme. Që nga 2012 nuk është ditur epilogu dhe ende kemi Serbinë që nuk e njeh Kosovën dhe lind pyetja pse duhet të kemi dialog. Problemi ka qëndruar te mënyra si ka qëndruar ky dialog. Duhet pranuar që të ketë një kompromis të dhimbshëm por duhen kuptuar marrëveshjet e arritura. Asnjë nga marrëveshjet nuk dihet se çfarë statusi ligjor kanë. Kurti e ka bërë të qartë që synon të ketë qasje të re dhe ta shohim sa do ta arrijë dhe sa do të ketë hapësirë. Por mbetet që duhet të marrë një kosto politike dhe morale”.
Krasniqi thekson problem për të janë deklarata e ndryshme të të dyja palëve pas takimit në Bruksel, ku secila deklaronte se ishte fituese.
“Të dyja palët pas takimeve kanë dhënë deklarata të ndryshme dhe kjo është problematike. Të dyja kanë thënë që janë fituese. Pala kosovare ka thënë që Serbia na ka njohur me marrëveshjet, kurse Serbia që me këtë marrëveshje është konsoliduar prezenca jonë në Kosovë. Kjo ka qenë problematika e të gjithë dialogut”.
Ajo parashikon presion dhe tentativa për të përafruar palët, pasi sipas Krasniqit, Be nuk mund të investojë në procese që nuk prodhojnë rezultate.
“Ne nuk presim marrëveshje të shpejtë, por nuk e kemi të qartë si do të ecim përpara. Por do kemi tentativa për të përafruar palët. BE nuk do të investojë në procese që nuk prodhojnë rezultate dhe kjo do të përkthehet në presione dhe këtu do të maten forcat dhe strategjitë lobuese. Presionin e parë që nga fillimi ishte Lajçak në Kosovë, ministri i jashtëm gjerman, Palmer e Lajçak së bashku. Dialogu është çështje me rëndësi dhe i bie që të kesh edhe rezultat. Presim presione e angazhim të palëve për të përfaruar qëndrimet dhe një synim për marrëveshje të shpejtë. (A2 Televizion)