Dialogu Kosovë-Serbi, takimi mes Kurtit dhe Vuçiç përfundon pa dakordësi

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 15:21 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, takimi mes Kurtit dhe Vuçiç

Përfundoi pa dakordësi takimi i parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit Aleksandër Vucic. Biseda e tyre u zhvillua në ambientet e Komisionit Europian dhe u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe nga i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në përfundim të takimit, Albin Kurti tha se pala serbe erdhi në takim me ide të vjetra, ndërsa ajo kosovare paraqiti katër pika për diskutim. Kurti tha se nuk i njeh marrëveshjet e së shkuarës. Ai kërkoi njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, kërkesë edhe e presidentit amerikan Biden, siç u shpreh kryeministri i Kosovës në Bruksel.

https://a2news.com/2021/06/15/ceshtja-e-te-pagjeturve-mbetet-problem-kurti-pas-takimit-me-vucic-beme-4-propozime-te-reja/

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë tha për A2 se nuk do ta ndalojë kurrë dialogun, ndërsa akuzoi Prishtinën se po kërkon diçka të tillë.

https://a2news.com/2021/06/15/pas-takimit-me-kurtin-vucic-per-a2-dialogun-nuk-e-ndalojme-kurre/

Ndërsa Lajcak konfirmoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojë deri përpara fundit të korrikut. Takimin e parë mes dy liderëve, ai e cilësoi jo të lehtë dhe u kërkoi palëve që të punojnë drejt zgjidhjes përfundimtare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/15/takimi-kurti-vucic-lajcak-nuk-ishte-bisede-e-lehte-dialogu-vijon-ne-korrik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos