
Politologu Adri Nurellari e shikon si një shfaqje naive të Albin Kurti dhe mungesë të ekspertizës së tij uljen e sotme në dialog me Vuçiç. Në studion e “Absolut 4” ai tha se kryeministri i Kosovës vijon me retorikën e ngjashme të fushatës, ndërkohë që duhet të futet në shinat shtetërore.
“Është manifestim të naivitetit dhe mungesës ë ekspertizës së zotit Kurti edhe pse fitoi zgjedhjet nuk e ka marrë veten ende nga fushat dhe vazhdon me retorikën e ngjashme me fushatën. Sot u bë një hap i rëndësishëm që e detyron të futet në shinat shtetërore, është kthyer në prioritet. Kurti po detyrohet të kapërdijë një pjesë të vrerit që ka hedhur ndaj kundërshtarëve politikë në Kosovë. Ai është duke dalë kundër një pjese të mirë të veprimtarisë politike në Kosovë dhe mungesën e përgatitjes për këtë temë se ka investuar për ta kundërshtuar këtë dhe tani gjendet i papërgatitur. Ky proces ka një logjikë të vetën të aplikuar nga Ahtisari që nuk pranojmë asgjë pa pranuar gjithçka. Vendosja e kushteve specifike është mosnjohje e formatit dhe si bëhen negociatat sot. Temat janë pjesë e kësaj marrëveshje të madhe. Thaçit i humbnin 2-3 ditë të mira para se të shkonte në Bruksel për të lexuar e konsultua”.
Për Nurellarin, Kurti duhet të respektojë institucionet dhe kontrata e arritura para tij, pasi e ka bërë veten qesharak, duke e nisur nga e para. Për këtë thotë ai u tall edhe Vuçiç.
“Është një proces si koklavitur se nuk bëhet fjalë vetëm gjëra materiale, por për një temë që përfshin çështje emocionale, parimore, të krenarisë, demografike, fetare kulturore e historike dhe Kurtit do t’i duhet një farë kohe për ta kuptuar. Dimensioni i shtetarit, të qenit burrë shteti nënkupton vazhdimësinë institucionale dhe respektimin e shtetit para, pavarësisht se kanë drejtuar njerëz që nuk të pëlqejnë. Ka kontrata që duhen respektuar se Kurti e ka bërë veten qesharak dhe jo më kot u tall Vuçiç, se nuk mudn të nisësh nga e para. Kurti ka qenë një nga njerëzit që ka dalë kundër marrëveshjes Hoti, Vuçiç e Trump. Ka presion nga Biden për t’iu përmbajtur kontratave të deritanishme”. (A2 Televizion)