
“Ishte takimi i parë me Albin Kurtin si kryeministër i Kosovës. Nuk ishte një takim i lehtë, por e rëndësishme është që ndodhi. Të dy liderët patën një shkëmbim shumë të sinqertë dhe të hapur se çfarë kërkojnë të dy nga dialogu. Çfarë është e rëndësishme për Bashkimin Europian është që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përpara përveç se të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.
Kështu u shpreh Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit të parë mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit.
Më tej, i tha se të dy liderët konfirmuan përkushtimin për të punuar për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve përmes dialogut. “Dialogu do të vazhdojë përpara fundit të korrikut. Bashkimi Europian, ashtu si edhe qytetarët në Kosovë dhe Serbi, kanë pritshmëri të larta nga dy liderët për të tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës dhe të drejtojnë Kosovën dhe Serbinë drejt së ardhmes së përbashkët europiane, duke normalizuar raportet në një mënyrë gjithëpërfshirëse”, tha Lajçak. (A2 Televizion)