Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve nga koronavirusi

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 19:05 | Kosova
Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve nga koronavirusi

Shkon në 71 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet shëndetësore njoftuan të mërkurën se 8 persona të tjerë rezultuan pozitivë ndaj Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 34 persona.

Më 22 mars, Kosova regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi. Më herët, drejtoresha e klinikës infektive, Lindita Ajazaj-Berisha tha se 28 pacientë gjenden të shtruar në spital dhe se 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos