Kosovë, taksa sjell përçarje në koalicionin qeverisës

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 13:50 | Kosova
Kosovë, taksa sjell përçarje në koalicionin qeverisës

Taksa 100% kundër Serbisë po trazon koalicionin qeverisës në Kosovë. Ekzekutivi i kryeministrit Ramush Haradinaj kundërshton me forcë kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin prej 120 ditësh të tarifës së vendosur ndaj importimit të mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Shefi i kabinetit qeveritar, Avni Arifi duke folur për gazetën ekspres, tha se Serbia nuk ka bërë asgjë për të përmbushur kërkesat e Prishtinës.

“Taksa nuk hiqet. Asnjë arsye për të cilën është vendosur taksa nuk është eleminuar. Të gjitha janë aty, madje edhe më të ashpra se më herët”, deklaroi Arifi.

https://a2news.com/2019/01/24/veseli-taksat-nuk-hiqen-po-nuk-ndryshoi-beogradi-shkojme-ne-reciprocitet/

Propozimi i Veselit erdhi pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnet. Kryeparlamentari pretendon që brenda këtyre 120 ditëve, Serbia duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ky qëndrim bie në kundërshtim me deklaratat e bëra pak ditë më parë në A2CNN, se taksa hiqet vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos