
Për ekspertin e ekonomisë Bardh Sejdarasi kostot e shtuara të karburanteve janë për shkak edhe të kompanive koncesionare të karburanteve, ku shteti sipas tij është i pafuqishëm. Në studion e A2 Business, ai theksoi se është e pamundur prishja e marrëveshjeve koncesionare, pasi penaliteti i vjen vetëm qeverisë dhe jo kompanisë.
“Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që informaliteti ekziston , por ajo që është e dukshme është koncesionimet dhe kontrollet këtij tregu. Një nga arsyet e rritje së çmimit është edhe pjesa e skanimit. Nuk ka ndodhur kurrë që të gjejë një shkelje me karburantet po kështu edhe me markimin e karburanteve por nuk kemi dëgjuar të ketë pasur rezerva për cilësinë. Ka ndodhur rritja e kostos që lidhet me kolaudimin e pompave. Si kontrollohet efikasiteti matës në botë kontrollohet në dy vjet, në Shqipëria marrëveshja koncesionare e detyron të kontrollojnë dy herë në vit. Ajo që ndodh në Shqipëri është pjesa e të gjitha kompanive që kanë të drejtën e koncesionit mbi këta tregues, kanë kosto shtesë. Por nuk është vetëm kjo. Nuk ka shteti asgjë në këtë lidhje ka marrëveshje koncesionare që nuk kanë qenë të mundura të reduktohen apo prishen. Ministria e financave tentoi të hiqte taksën e skanimit dhe prishja e kontratës me Rapiskan i kushtonte qeverisë shqiptare në atë kohë 385 milionë dollarë që duhet të paguheshin menjëherë. Qeveria gjeti zgjidhje tjetër dhe kaloi në buxhet 210 milionë euro që do të përdoreshin për periudhën që kompnia bënte marrëveshje. Është e pamundur prishja e marrëveshjeve koncesionare se është kopsitur në mënyrë të tillë që penaliteti i vjen vetëm qeverisë”.
Dhe në këto kushte, i pyetur nëse mund të ndërhyjë qeveria në taksa tjera që nuk kanë të bëjnë me kompanitë koncesionare, Bardhi shprehet: “Në gjykimin tim ka dy arsye që është e pamundur; e para se nuk mund të luhet me taksat si futboll dhe e dyta qeveria ka një plan të të hyrave fiskal ku akuzohemi se masa e të hyrave fiskale në raport me PBB akoma nuk ka arritur objektivin e qeverisë dhe kur ne tentojmë këtë themi të ndryshojmë sistemin e karburanteve si mund të bëhet kjo gjë?” (A2 Televizion)