Sejdarasi: Shqipëria ka naftën më të lirë në rajon, nëse hiqen 13 taksat dhe tarifat

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 21:12 | Ekonomi
Sejdarasi: Shqipëria ka naftën më të lirë në

“Shqipëria ka karburantet më të lira në rajon duke përjashtuar 13 taksat dhe tarifat”. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Bardh Sejdarasi, sipas të cilit këto janë shkaku i rritjes së çmimit të karburantit.

“Janë 7 taksa dhe 6 tarifa që janë 13 gjithsej që merren te litri i naftës. Qeveritë e kanë bërë drejtorinë e tatimeve si arkë ku duhet të falesh për të paguar të gjitha taksat. 13 taksa e tarifa që paguajmë ne, na çojnë në këtë nivel që kemi sot. Në të gjitha vendet e rajonit nuk taksa nuk merret te litri i naftës”, u shpreh ai.

Duke sjellë shembullin e vendeve të rajonit Sejdarasi thekson se kjo sot paguajmë taksa më shumë se çdo vend tjetër, ndërsa thekson se kjo mund të zgjidhet duke ndërhyrë në legjislativ.

“Kur u kërkua nga BE e FMN që ne të kishim mundësi të mbronim mjedisin, u caktua një taksë 7 lekë për mjedisin dhe një tjetër për karbonin. Formula që përqafoi qeveria në atë kohë ishte; kush bën më shumë km, paguan më shumë  taksa. Edhe taksa e mjedisit dhe karbonit duhet të kalonte te të gjithë qytetarët jo te litri i naftës. Ne sot paguajmë taksa më shumë se çdo vend tjetër, jemi në vend të parë për shkak të grumbullimit të 13 taksave në karburant. Nëse pastrojmë çmimin e 1 litri naftë nga këto taksa dalim me çmimin më të ulët në rajon. Autoritet ka përcaktuar që të gjitha taksat që lidhen me këtë sistem paguhen me 1 litër karburant. Maqedonia ka vetëm TVSH dhe akcizë, e ka 28% mbi çmimin ne e kemi 32 % në momentin që flasim. Mund të zgjidhet duke ndërhyrë legjislativi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos