Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë modelet origjinale

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 15:27 | Aktualitet
Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë

Të mbash gjallë traditën e punimit të kostumeve është mjaft e vështirë. Artizania gjirokastrite Lizeta Hatika, prej 20 vitesh është munduar të ringrejë një traditë që është duke u zhdukur në Gjirokastër. Së bashku me bashkëshortin, ajo krijon dhe punon veshje tradicionale të zonës, duke i qëndruar fanatike elementeve origjinalë, të cilët shpesh i nxjerr nga librat, pasi në qarkullim nuk ka më ekzemplarë kostumesh origjinale.

Hatika tregon se kostoja e lartë bën që të mos ketë shumë blerje të kostumeve, por janë rritur kërkesat për marrjen e tyre me qira në raste eventesh të ndryshme.

Kostumet popullore origjinale mbeten mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Gjirokastrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos