Bojkoti i masave të sigurisë, avokatët denoncojnë shkeljen e ligjit nga gjykata

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 10:26 | Aktualitet
Bojkoti i masave të sigurisë, avokatët denoncojnë shkeljen e

Një javë nga bojkoti total i avokatëve të vendit ne shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore, avokatët e Vlorës kanë denoncuar shkeljen e ligjit që sipas tyre gjykata e shkallës së parë e Vlorës ka kryer në mungesë të tyre. Shkelja konsiston kryesisht në zhvillimin e masave të sigurisë, që sipas avokatëve janë kryer ne kundërshtim me ligjin, pasi të akuzuarit nuk kanë patur një mbrojtës ligjor.

“Masat e sigurisë kanë qenë në bojkot 10 ditor, ndërsa seancat e sigurisë kanë qenë pa afat. Nesër do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm. Qëndrimi i dhomës së avokatisë është i kushtëzuar nga vendimi i nesërm. Kështu që në varësi të qëndrimit të tyre do të vendoset për vazhdimin ose jo të bojkotit. Ne kemi shprehu qëndrimin unanim që bojkoti do të vazhdojë. Është në kundërshtim flagrant të ligjit, procedurës penale dhe të drejtave të njeriut. Jetojmë në Shqipëri dhe çdo gjë mund të ndodhë”, tha Bajramaj.

Ndërsa kryetari i Dhomës së avokatëve të Elbasanit shprehet se gjyqet po bëhen si në kohën e monizmit.

Ndërkohë pritet që ditën e enjte Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, pritet të mblidhet për të vendosur se si do të vijojë më tej reagimi i avokatëve në lidhje me masat e sigurisë, pasi seancat e tjera është vendosur të bojkotohen pa afat.

Por pavarësisht vendimit që do të merret, Dhoma e Avokatisë së Vlorës ka propozuar vijimin e bojkotit edhe për masat e sigurisë për sa kohë institucionet nuk po reagojnë ndaj shqetësimit të avokatëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos