Mbi 2500 kërkesa për azil në Shqipëri gjatë vitit 2021, pjesa dërrmuese nga Afganistani

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 10:59 | Aktualitet
Mbi 2500 kërkesa për azil në Shqipëri gjatë vitit 2021,

Mbi 2500 shtetas të huaj kanë kërkuar azil në Shqipëri gjatë vitit 2021. Shifra është publikuar nga Instituti i Statistikave, bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve rezulton se 2498 azilkërkues janë nga Afganistani dhe 19 azilkërkues nga Siria. Të dhënat e detajuara tregojnë se piku i aplikimeve për azil ka qenë në muajt shtator-nëntor. Kjo si pasojë e situatës politike në Afganistan.

INSTAT raporton se gjatë 2021 rezultojnë 7 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 4 i përkasin shtetasve nga Afganistani dhe 3 nga Siria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos