KPK e konfirmoi në detyrë, ONM rekomandon ankimimin e vendimit për prokurorin e Kavajës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 17:17 | Aktualitet
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM rekomandon ankimimin e vendimit

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerit Publik rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për kreun e Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani.

Kryeprokurori i Kavajës, Merdani u konfirmua nga KPK më 1 korrik, si i përshtatëm për të vijuar detyrën, por ONM kërkoi sot nga Komisioneri Publik që ta ankimojë këtë vendim.

Komisioneri Publik, sipas ligjit, mund ta ankimojë një vendim të KPK pasi të njoftohet me shkrim nga ky institucion dhe pasi të shqyrtojë rekomandimin e ONM.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë, por ndonëse vendimi për Artan Madanin është marrë më 1 korrik sot ende nuk ka bërë një njoftim me shkrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos