KPK shkarkon gjyqtaren e çështjes "Tahiri"

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 09:45 | Aktualitet
KPK shkarkon gjyqtaren e çështjes "Tahiri"

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni. Gjyqtarja e Apelit u ndëshkua për shkak të problematikave të vërejtura në justifikimin e pasurive të saj.

Dreni është anëtare e treshes gjykuese në gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në Apelin e Posaçëm, dosje që është në pritje të shpalljes së vendimit. Shkarkimi i saj pritet të shtyjë shpalljen e vendimit ndaj ish-ministrit, çka do të ndodhte në seancën e 24 qershorit.

Në dy vendime të tjera, të shpallura paraditen e së mërkurës, KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaret e Apelit Tiranë, Edlira Petri dhe Elona Stavri (Toro). Ato u konfirmuan në detyre me shumicë votash.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos