Rritja e numrit të të prekurve, mjekja Çomo: Bëni kujdes, virusi nuk bën përzgjedhje

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 09:21 | Aktualitet
Rritja e numrit të të prekurve, mjekja Çomo: Bëni kujdes,

Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo bëri një thirrje sensibilizuese drejtuar qytetarëve pas rritjes ditë pas dite të numrit të personave të prekur me koronavirus.

Mjekja Çomo kërkoi nga qytetarët të shmangin takimet me njerëzit e sëmurë, grumbullimet dhe të përdorin maskën si të vetmen masë mbrojtëse pasi rastet mund të shtohen nëse nuk tregohemi të vëmendshëm.

“Ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spital ka ardhur duke u shtuar siç e keni parë dhe nga deklaratat për shtyp që bën Ministria e Shëndetësisë. Ajo çka unë dua të tërheq vëmendjen; personat e shtruar në Shërbimin Infektiv janë një pjesë e madhe në gjendje të rënduar, një pjesë e tyre janë në terapi intensive dhe ajo që dua të theksoj fort është që; Qytetarë të nderuar është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Jemi në shërbimin tuaj, por qëndroni larg personave e sëmurë dhe ulni frekuentimin e vendeve me shumë njerëz. Maska është e vetmja mbrojtje që kemi. Virusi është midis jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur sa më shumë. Në të kundërt do kemi një numër të shtuar personash dhe virusi nuk ka më përzgjedhje”, shprehet mjekja Çomo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos