Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Bib Ndrecën, gjyqtar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasurisë së një familjari.
Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen 339, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. (A2 Televizion)
