KPK shkarkon prokurorin e çështjes së Agim Kajmakut

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 10:09 | Aktualitet
KPK shkarkon prokurorin e çështjes së Agim Kajmakut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Kolë Hysenajn, prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit.

Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij. Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos