KPK shkarkon prokurorin që zbardhi vrasjen e Behar Sofisë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 11:13 | Kronikë
KPK shkarkon prokurorin që zbardhi vrasjen e Behar Sofisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti. Prokurori rezultoi me pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë.

Bledar Maksuti është prokurori që udhëhoqi hetimet që çuan në zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë pak javë më parë në kryeqytet.

Atentati ndaj Behar Sofia ndodhi mëngjesin e 25 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 66-vjeçari me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/publikohen-pamjet-pak-momente-para-vrasjes-se-behar-sofise-autori-caloi-per-te-mos-u-identifikuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos