
Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg ish-gardistin Alket Arapaj. Ai u fajësua për vrasjen e bashkëshortes së tij, Evelina Seferaj.
Ngjarja ndodhi rreth dy vite më parë, në shkurt të vitit 2019, në banesën e çiftit.
Arapi e kreu vrasjen me armën e shërbimit dhe si motiv ishte xhelozia. (A2 Televizion)