
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se ka një skenar për të manipuluar procesin zgjedhor në njësinë 10 në kryeqytet ku votimi dhe numërimi i votave do të bëhet elektronikisht.
Ilirjan Celibashi u kujdes të evidentonte se kjo nuk ishte një replikës, por një qetësi se teknologjia është e pamanipulueshme.
“Procesi është 100% i siguritë nga ço pikëpamje dhe nuk ka asnjë lloj shansi që edhe dikush tjetër, në mënyrë institucionale ta manipulojë atë proces. Procedura e votimi janë 100% të sigurta, siguria e votës dhe integriteti i votës është 100% i siguritë dhe rrjedhimisht rezultati i zgjedhjeve do të dalë do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve të asaj njësie vendore”.
Presidenti ishte i shqetësuar për rrezikun e manipulimeve edhe në Elbasan e Durrës, por Celibashi garantoi se rezultati nuk do të preket.
“Në tërësi, edhe në aspektin organizativ të zhvillimit të zgjedhjeve në këtë njësi zgjedhore, ashtu edhe në njësitë e tjera zgjedhore në të gjithë territorin e Shqipërisë, ofroni procesin përgatitor sigurinë e plotë për mos cenimin e integritetit të votës”.
Deklarata e kryetarit të KQZ-së erdhi gjatë testimit final të pajisjes së identifikimit elektronik të zgjedhësve. (A2 Televizion)