Thirrja e ambasadores amerikane në vesh të shurdhër, Tom Doshi zyrtarisht kandidat për deputet

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 19:45 | Politikë
Thirrja e ambasadores amerikane në vesh të shurdhër, Tom Doshi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listën e kandidatëve për deputet të Partisë SocialDemokrate me kryetar Tom Doshin.

Në këtë mënyrë, KQZ i jep dritën jeshile Tom Doshi të garojë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pavarësisht thirrjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD nën argumentin se kryetari i saj Tom Doshi është shpallur në listën e zezë amerikane.

Kryetari i KQZ-së, Celibashi u shpreh gjatë mbledhjes se do të bëjë verifikimet e thelluara për çdo kandidat për të cilët ka indicie duke përfshirë edhe Tom Doshin, por aktualisht nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos