KQZ miraton listën e PD, hiqen kandidatët e tepërt

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 19:32 | Politikë
KQZ miraton listën e PD, hiqen kandidatët e tepërt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e fundit të tij listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.

Në vendimin e KQZ, Partisë Demokratike i hiqen nga lista e kandidimit të gjithë emrat që ishin mbi numrin e mandateve të qarqeve përkatëse.

Disa orë më parë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Fieri, i bëri thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që të interpretojë si duhet Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojë më subjektet të kenë më shumë emra kandidatësh në listë nga sa është përcaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos