
Burime pranë KQZ bëjnë të ditur për A2 CNN se ky institucion nuk do të hapë kutitë e materialeve zgjedhore në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike.
Në këtë mënyrë PD nuk do të ketë në dispozicion procesverbalin tip të mbylljes se votimit apo listën e pjesëmarrësve në votim. Vendimi duket i bazuar mbi arsyetimin se kutitë e materialeve zgjedhore mund të hapen vetëm me kërkesë të një partie pjesëmarrëse në zgjedhje, përmes një procesi ankimor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, KQZ ka nisur përgatitjen që t’i vendosë në dispozicion Partisë Demokratike të gjitha materialet e tjera jashtë kutive, si pamjet filmike të kamerave në grupet e numërimit, apo tabelat e rezultateve. Behët fjalë për një material voluminoz prej 20 mijë faqesh dokumentacion dhe për këtë mendohet se procesi do të kërkojë kohë. (A2 Televizion)