Meta rrëzon emërimin e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 11:36 | Aktualitet
Meta rrëzon emërimin e Gjinushit në krye të Akademisë

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Meta publikoi sot dekretin për refuzimin e figurës së tij në këtë institucion. Në arsyet e numëruara, kreu i Shtetit, thekson që nga zgjedhja me një kandidaturë të vetme, te mbajtja e postit të kreut të Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë, pa ndërprerje, deri ditën e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave.

https://a2news.com/2019/05/24/skender-gjinushi-zgjidhet-si-kryetar-i-akademise-se-shkencave/

Sipas Presidentit, koha kur është bërë shprehja e interesit për kandidim dhe në datën 24 maj 2019, ditë kur janë zhvilluar zgjedhjet për Kryetar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, zoti Skënder Gjinushi, ligjërisht figuron Kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Në këto kushte, rezulton se procesi zgjedhor i zhvilluar në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore. Kjo gjendje paligjshmërie e bën të pamundur që Presidenti i Republikës të ushtrojë kompetencën e tij të parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, për të emëruar Kryetarin e Akademisë së Shkencave.

https://a2news.com/2019/06/07/gjinushi-dorehiqet-nga-psd-ja-zevendesohet-ne-krye-te-partise-nga-engjell-bejtaj/

Kjo pozitë juridike krijon papajtueshmëri të ushtrimit të statusit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave, çka përbën shkak ligjor ndalues për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur Kryetar i Akademisë së Shkencave.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos