
“Në zgjedhjet e 25 prillit dominuan prurjet nga biznesi dhe individët e fortë në zona të caktuara”.
Kështu u shpreh në A2 Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, ku u diskutua në lidhje me raportin e KiE për zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë, ai theksoi se Shqipëria vërtet mund të ketë marrë një notë kaluese, por është bërë e lodhshme për BE-në, e cila është detyruar t’i vendosë një pesë.
“Që nga viti 2009, deri sot, në çdo raport janë thënë që janë përdorur burime zyrtare në fushatë elektorale, i ka përdorur çdo palë politike dhe do t’i përdorë në mënyrë të vazhdueshme nëse nuk do të ndryshojnë sjelljet. Çështjet nuk janë bardhezi dhe detyra jonë është të shohim përtej tyre dhe ku është Shqipëria. Shqipëria, vërtetë mund të ketë marrë një notë kaluese, por është nga ato notat kaluese ku në gjuhën e pedagogut, kur ke kaluar 3 vjeshta radhazi dhe palët janë lodhur me ty, të thonë meriton një 5 për shkak se Bashkimi Europian duhet të japë një vlerësim për Shqipërinë”, u shpreh Afrim Krasniqi në Absolut 4. (A2 Televizion)