Raporti i KiE për zgjedhjet, Krasniqi: Ka edhe deklarime jo korrekte, është një shikim i Shqipërisë gati nga ajri

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 21:10 | Politikë
Raporti i KiE për zgjedhjet, Krasniqi: Ka edhe deklarime jo korrekte,

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka publikuar raportin e saj për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Në dokumentin prej 15 faqesh të përpiluar nga vëzhguesit në terren të Asamblesë, evidentohet përfshirja e administratës në fushatë, apo përfitimi nga funksionet publike të kandidatëve.

Raporti përmend dhe shitblerjen e votës, si një fenomen të përhapur gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa kërkon nga autoritetet një investigim serioz.

Për këtë temë u diskutua mbrëmjen e së martës në Absolut 4. Analisti Afrim Krasniqi u shpreh se raporti ka edhe shumë deklarime jo korrekte, ku këtu iu referua shitblerjes së votës.

https://a2news.com/2021/06/22/raporti-i-kie-per-zgjedhjet-shqetesuese-blerja-e-votave-u-perdor-administrata/

“Ka dallim të madh mes ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare. ODIHR është më shumë ekspertizë, ka standardet e vlerësimit të zgjedhjeve, ndërsa Asambleja është një organ nga aktorë politikë dhe ka kompromise brenda deklaratës. Nëse shohim deklaratën ka shumë elementë që na bëjnë të ndjehemi mirë pasi shohim që janë reflektuar. Megjithatë ka edhe deklarime jo korrekte, pasi shitblerja e votës nuk bëhet nga partitë politike, por nga kandidatët e partive politike, ky është një dallim domethënës. Është një shikim i Shqipërisë gati-gati nga ajri”, u shpreh Krasniqi.

Më tej, Krasniqi u shpreh se zgjedhjet nuk kanë qenë më të mirat e Shqipërisë, por shumë larg nevojave që ka Shqipëria, por po ashtu, ai theksoi se këto zgjedhje kanë qenë shumë larg masakrës zgjedhore që pretendon opozita. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/22/krasniqi-be-e-lodhur-me-shqiperine-si-ai-nxenesi-qe-shkon-3-here-per-vjeshte-dhe-ne-fund-merr-note-kaluese/
https://a2news.com/2021/06/22/vleresimi-per-25-prillin-prroni-kqz-kishte-vullnet-por-mungoi-angazhimi-nga-te-gjithe-aktoret/
https://a2news.com/2021/06/22/shella-raporti-i-vezhguesve-te-odihr-per-25-prillin-trendafil-perpara-raportit-te-fundit-te-kie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos