
Analisti Afrim Krasniqi deklaroi në “Absolut 4” se ankimimi i partive politike në Komisionin Qëndror Zgjedhor është një risi pozitive për Shqipërinë, por që iu shërben dhe aktorëve politikë.
“Është lajm i mirë që palët kanë vendosur të mos dalin në rrugë por t’iu adresohen institucioneve. Kjo është risi nga proceset e tjera zgjedhore dhe kushdo që e ka marrë këtë vendim, ka marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë.
Të gjithë aktorët politike kanë interes nga këto ankimime. Opozita fiton kohë për të zgjidhur problemet e brendshme dhe për të shuar pakënaqësite e militantëve dhe për të thënë që unë po konsumoj dhe drejtësia nuk po funksionon, mazhoranca ka interes sepse opozita po merret me dosje dhe me procese teknike. Ndërkohë të gjithë e dimë që struktura e KQZ-së, KASI që do marrë vendimin është një organ tërësisht politik, raporti 3 me 2 dhe dihet sesi do jetë vendimi i tyre.”, u shpreh ai. (A2 Televizion)