Krasniqi: Nuk ka as tren dhe as hekurudhë, por merren me pamjen, sa e bukur do të jetë rruga

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 22:18 | Politikë
Krasniqi: Nuk ka as tren dhe as hekurudhë, por merren me pamjen, sa e bukur

Analisti Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, i ftuar në "Absolut 4", komentoi punën e qeverisë në 8 vite në pushtet, duke e kritikuar atë për mandatin e dytë.

Ai theksoi se katër vitet e dyta janë konsum pushteti, më shumë show. “Një herë në 4 vite mazhoranca duhet të japë llogari para qytetarëve. Kryeministri e pranon publikisht që nuk kemi ndonjë sukses, sepse kemi pasur 2 fatkeqësi, por tani ne duhet t’i lutemi Zotit që të mos ndodhi ndonjë fatkeqësi në mandatin e tretë që të vazhdojë mandatin e katërt. Ky është problemi kryesor i keqpërdorimit të fatkeqësisë, i keqpërdorimit të ngjarjes, i dhimbjes. Skena të tilla tregojnë se Shqipëria nuk është një vend normal dhe qeverisja nuk na ka prodhuar një Shqipëri normale. Përkundrazi, ne kemi një përpjekje të mazhorancës për t’iu thënë qytetarëve, mbajini pritshmëritë, kaq është maksimumi, tërë bota ka fatkeqësi dhe ju mësohuni me këto gjëra dhe ne jemi më të mirët.

Katër vitet e dyta janë konsum pushteti, nuk është politik, më shumë show, është si puna e trenit. U shpërnda një tren që do të shkojë nga Tirana në Durrës për 12 minuta dhe i gjithë debati ishte sa e bukur do të jetë pamja e rrugës. Nuk ka as tren, as hekurudhë dhe asgjë. Shqipëria virtuale që mazhoranca mundohet t’i japë shqiptarëve, minimumi, është fyese”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos