Kreu i Kombeve të Bashkuara: Fundi i pandemisë nuk po duket

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 10:57 | Bota
Kreu i Kombeve të Bashkuara: Fundi i pandemisë nuk po duket

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është shprehur se “fundi i pandemisë së koronavirusit nuk po duket”, në një deklaratë, pas kapërcimit të 1 milion viktimave në të gjithë botën nga Covid-19.

“Është një shifër e tmerrshme. Çdonjëri prej tyre ka qenë një prind, një bashkëshort, vëlla ose motër, mik ose koleg. Dhimbja ka qenë e madhe, rreziku i infektimit ka mbajtur larg shtratit të sëmundjes familjarët. Edhe procesi i vajtimit të një jete apo i gëzimit të një jete të re ka qenë shpesh i pamundur”.

Guterres shtoi se pandemia mund të kapërcehet me lidership të përgjegjshëm, bashkëpunim dhe shkencë, si dhe me distancim social dhe mbajtjen e maskës.

Gjithashtu, ai tha se vaksina duhet të jetë e përballueshme për të gjithë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos