Kreu i Komisionit Europian: E vendosur që të fillojnë bisedimet për anëtarësim, është koha të mendohet për të ardhmen e të rinjve

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 13:05 | Politikë
Kreu i Komisionit Europian: E vendosur që të fillojnë bisedimet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në vizitë në Shqipëri, nënvizoi në konferencën për shtyp të zhvilluar në Qerek të Krujës, ku vizitoi një kopsht të ndërtuar me fonde europiane, se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe se bashkëpunimi ekonomik ne Rajon do të jetë motori që do të zbusë konfliktet.

“Më lejoni të shprehem qartë, e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, jemi miq dhe partnerë edhe pse e  di që ka qenë një rrugë e gjatë.

Sipas saj, “të gjashtë partnerët në rajon duhet të ecin me shpejtësi, unë jam mbështetëse e procesit të Berlinit, është e rëndësishme që të ecim përpara. Aq më i shpejt do të jetë ky proces, aq më i shpejtë procesi i anëtarësimit në BE.  Prandaj unë, mbështes anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, jam e vendosur që të fillojnë bisedimet”. 

Duke komentuar edhe tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, Von der Leyen nënvizoi se është thelbësore që të ulet tensioni dhe të rifillojë dialogu. "Edhe BE pas luftës u rindërtua fillimisht në dimensionin ekonomik, hap ky që solli me vonë edhe pajtimin”.

https://a2news.com/2021/09/28/rama-ballkani-i-hapur-eshte-vendosur-dhe-do-te-behet-te-gjithe-do-te-vijne-aty-heret-a-vone/

Për sa i përket dimensionit të investimeve, kreu i Komisionit Europian radhiti investimet e BE-së në Shqipëri, duke pranuar se në pjesën e furnizimeve me vaksina kundër pandemisë. ”Kemi pasur një fillim të vështirë në Ballkanin Perëndimor, jemi të ndërgjegjshëm, por jemi të vullnetshëm ta kapërcejmë këtë. Kemi shpërndarë 430 mijë vaksina, sepse do të na ndihmojnë të kalojmë pandeminë, dhe financimi i BE-së mund të përdoret në këtë pikë, nëse dëshirohet. Kemi mbështetur me 3.3 miliardë euro rajonin për masat anti-COVID, Shqipëria ka marrë 230 milionë euro”.

Por sipas Von Der Leyen, është koha për të parë tek e ardhmja, veçanërisht e rinisë, që duhet të ketë “punë të mirëpaguar, e gjelbër dhe digjitale, sepse ata do të jenë qytetarët e ardhshëm të BE-së.  Ky është plani ynë i investimeve, kemi parashikuar 9 miliardë euro për këtë në rajon, ku ju propozoni projekte të forta, që mund të tërheqin edhe 20 miliardë euro të tjera”. Gjermania përmendi edhe disa financime konkrete, për hekurudhën që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe rikonstruksionin e hidrocentralit të Fierzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos