Kreu i ri i PD, kandidati Ibsen Elezi: Përjashtoni Bozdon e Vokshin, shtyni zgjedhjet me 14 ditë

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 19:36 | Politikë
Kreu i ri i PD, kandidati Ibsen Elezi: Përjashtoni Bozdon e Vokshin, shtyni

Kandidati për të marrë kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi i kërkon Rithemelimit të përjashtojë dy anëtarët e Komisionit Elektoral, Albana Vokshi dhe Enno Bozdo, si persona që manipulojnë votat, duke paraqitur edhe një dokument nga zgjedhjet e 13 qershorit.

Elezi kërkon edhe shtyrjen me 14 ditë të datës së zgjedhjeve për kreun e PD.

“I drejtohem Komisionit të Rithemelimit dhe kandidatit rival për dakordësinë me këto kërkesa. 1 Largimin nga komisioni të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Enno Bozdo si persona të implikuar në manipulimin e votave në procesin e 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021. Shtyrjen e afatit të zgjedhjeve për 14 ditë për shkak të pamjaftueshmërisë kohore prej 10 ditësh”, tha mes të tjerash Elezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos