Krijesa mitike në rrugët e Medelinit

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 14:46 | Fotolajme

Krijesa fantastike “pushtuan” rrugët e qytetit kolumbian Medelin të dielën, ku 800 artistë shpalosën talentin e tyre në Paradën vjetore të Miteve dhe Legjendave. Ky është viti i 45-të që parada zhvillohet. Gjithçka nisi si një festë familjare për të “ngjallur” krijesat e përrallave dhe legjendave kolumbiane. Por këtë vit, organizatorët kishin përfshirë edhe krijesa nga shtete të tjera rreth botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos