Alarm fals për bombë në ambasadën çeke në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 19:41 | Kronikë
Alarm fals për bombë në ambasadën çeke në

Një telefonatë anonime ka mbërritur në Policinë e Shtetit rreth orës 17:15 minuta duke dhënë alarmin për një bombë pranë ambasadës çeke në Tiranë.

Por burime nga policia për A2 kanë konfirmuar se alarmi ka qenë fals. Për më se 2 orë forcat xheniere dhe të policisë dhe skuadra me qenin anti-eksploziv kanë kryer kontrolle të imtësishëm në ambientet e ambasadës çeke.

Tashmë e gjithë vëmendja e uniformave blu është përqendruar te telefonata që është kryer në policinë e shtetit dhe po punohet për identifikimin e këtij personi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos