Aksident i rëndë në Durrës, një i vdekur

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 21:42 | Kronikë
Aksident i rëndë në Durrës, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një furgon ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Katundit të Ri. I aksidentuari ka humbur jetën në spital.

Shkaku i aksidentit dyshohet errësira në aksin rrugor ku ndodhi përplasja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos