
Një shqiptar 46-vjeçar nga Vlora, u dënua me 2 vite burg, 2 vite shërbim prove dhe 8 545 euro gjobë nga një gjykatë në Luksemburg, pasi akuzohet për të paktën 18 vjedhje banesash.
Prokuroria kërkoi 6 vite burg, por gjykata vendosi më pak për një arsye prekëse. Avokati mbrojtës solli në sallën e gjyqit një vërtetim mjekësor nga spitalet shqiptare, ku vërtetohej një sëmundje e rëndë e vajzës 20-vjeçare të të akuzuarit dhe se ajo duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale që kushtonte me mijëra euro.
Veprat penale të vjedhjeve janë kryer midis tetorit të vitit 2015 deri në fund të nëntorit 2017, derisa shqiptari u identifikua nga qelizat e telefonit dhe gjurmët e ADN-së që kishte lënë në vendngjarje.
Ai u largua drejt Malit të Zi, ku u arrestua dhe u esktradua drejt Luksemburgut. (A2 Televizion)