Eksperti Hasho: Ndryshimet në Kod nuk mjaftojnë për të garantuar sigurinë rrugore

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 14:01 | Aktualitet
Eksperti Hasho: Ndryshimet në Kod nuk mjaftojnë për të

"Ndërhyrjet në Kodin Rrugor janë të nevojshme, por nuk mjaftojnë për sigurinë rrugore", kështu u shpreh eksperti i Sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, në studion e A2 CNN. Sipas tij, qeveria duhet të marrë masa për sigurinë rrugore dhe të mos mjaftohet vetëm me punën e policisë.

“Ndërhyrjet në Kodin Rrugor kanë qenë të nevojshme sidomos për përdorimin e celularit se ka ndikim të drejtpërdrejtë tek aksidentet, por nuk janë vetëm ndryshimet në Kodin Rrugor ato që na ndalojnë. Një nga gjërat më të rëndësishme është që shteti e ka lënë totalisht pas dore problemin e sigurisë rrugore me përjashtim të policisë. Në gjithë këto vite asnjë përfaqësues i ministrisë së Infrastrukturës nuk ka dhënë mendime. Qeveria është e detyruar që të merren masa të tjera për sigurinë rrugore. Unë mendoj urgjentisht mbledhje qeverie e parlamenti që të merret vetëm me sigurinë rrugore. Duhet komision parlamentar për sigurinë rrugore, prej 10 vitesh në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka më seksion për sigurinë rrugore”.

 Dhe këtu solli shembullin e Bundestagut gjerman që pas mbledhjes së tij për sigurinë rrugore, pati efekt në uljen e numrit të aksidenteve.

Sa i takon heqjes së pikëve të patentave, Hasho sugjeron që për rimarrjen e patentës duhet që përdoruesit e alkoolit dhe drogës të kalojnë edhe teste të tjera psikologjike.

“Jam dakord që në autoshkollë dhe për përdoruesit e alkoolit dhe drogës duhet të ketë edhe teste të tjera psikologjike për të rifituar patentën, nëse është i aftë për të marrë sërish patentën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos