Një tigër që shëtiste i lirë në një lagje të Hjustonit, në Teksas, të dielën pasdite, ka tmerruar banorët. Njëri prej tyre madje nxori edhe një pistoletë duke ia drejtuar kafshës, ndërsa u pa edhe duke i bërtitur pronarit të tigrit.
“Futu brenda bashkë me tigrin tënd”, u dëgjua të thoshte burri me armë në dorë, pasi e gjithë skena u kap në kamera dhe u postua në rrjetet sociale. Burri tjetër, që duket se është pronari i tigrit i thotë: “Pa merak, se do ta marr”...
Edhe banorë të tjerë të lagjes kanë postuar video nga tigri që lëvizte i lirë në oborrin e shtëpisë, por pa asnjë gardh apo pengesë për të arritur te shtëpitë e tjera të lagjes. Pronari më vonë duket se e merr tigrin dhe e fut brenda në shtëpi, ndërsa mediat lokale raportojnë se për të është bërë denoncim edhe në polici. (A2 Televizion)