Speciale - Historia e shqiptarëve po rishkruhet

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 14:05 | Aktualitet
Speciale - Historia e shqiptarëve po rishkruhet

Ilirët, arbrit, historia e shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi do të rishkruhet.

Në 20 vitet e fundit, zbulimet arkeologjike, gjetjet dhe studimet që vijnë nga terreni nuk janë përfshirë në tekste akademike dhe sot, sipas studiuesve, është koha e përshtatshme të nisim rishkrimin e historisë, bashkë me të dhënat që kemi gjetur dy dekadat e fundit.

Rishikimet e tezave që kanë lidhje me Çamërinë apo ngjarje të tjera të integruara në histori edhe nga shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij rishkrimi nga historianë si Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi apo Beqir Meta.

Historianët në këtë prezantim u treguan të rezervuar të na jepnin histori të reja që do të dalin në dritë. I vetmi akademik që na prezantoi fakte të reja ishte historian Paskal Milo që theksoi se shumë dokumentet të tjera pritet të ngjallin debat.

Historia e shqiptarëve do të nisë që nga antikiteti dhe do të përmbajë gjithë zbulimet arkeologjike që janë zbuluar e studiuar së fundmi. Dhe këtu përvoja e bashkëpunimit me akademikët e Kosovës duket e mirë. Deri më tani akademikët kanë punuar për dy vëllimet e para të historisë së shqiptarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos